Nipi i kryebashkiakes së Roskovecit kapet me drogë

exit.al 22 Gusht 2020, 14:22

Nipi i kryetares dhe njëherazi shofer i bashkisë në Roskovec është një ndër 5 personat e arrestuar sot nga Policia e Fierit për trafik droge, raporton Abc News.

Droga u gjet në një nga makinat e bashkisë që përdorej për transportin e kryetares, Majlinda Bufi gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërkohë lajmin për procedimin penal të 35 vjeçarit e kanë konfirmuar burime pranë bashkisë së Roskovecit dhe nga dega e PD-së në këtë qytet për Abc News.