- Artur Metani
- Eris Hysi
- Joana Asimi Sorraj
- Lindita Troja
- Sokol Stojani
“Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet nga lista e pesë kandidatëve të përzgjedhur dhe renditur mbi bazën e meritave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas një procedure transparente dhe publike.”
ILD është institucioni përgjegjës për verifikimin e ankesave dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtareve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë. Sipas Kushtetutës, ILD duhet të ishte formuar në shkurt–mars 2017 (2 vjet e gjysmë më parë), 6 muaj pasi amendamentet kushtetuese të reformës në drejtësi hynë në fuqi.
