Sulm me armë në Nju Xhersi, 6 të vdekur

exit.al 11 Dhjetor 2019, 09:53

Gjashtë persona, mes të cilëve dhe një polic, u vranë në Nju Xhersi gjatë një përplasje me armë. Dy policë të tjerë u plagosën.

Ngjarja ndodhi pranë një tregu hebre, ku ndodhet dhe një shkollë, e cila është dëmtuar nga të shtënat.

Sipas dëshmitarëve, sulmuesit qëlluan fillimisht në qëllim të tregut.

Ende nuk dihen motivet e kësaj përplasjeje, por investiguesit amerikanë kanë përjashtuar mundësinë e të qenit një sulm terrorist.

Polici i vrarë, Joseph Seals, 39 vjeç,  ishte pjesë e një programi të policisë për konfiskimin e armëve të paligjshme.