Furgoni bie në greminë në Qafën e Muzinës, humbin jetën 4 persona

exit.al 26 Gusht 2021, 16:24

Një furgon që transportonte pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë në Qafën e Muzinës të enjten.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 4 persona, një është në gjendje të rëndë dhe tre të tjerë janë transportuar në spital.

Furgoni i linjës Tiranë - Sarandë ka dalë nga rruga pasi është përplasur me një automjet i cili i vinte përballë sipas policisë.