Kosova shënon 18 viktima nga COVID-19, 955 pacientë të shtruar në spitale

exit.al 26 Gusht 2021, 15:15

Në Kosovë kanë ndërruar jetë 18 pacientë nga COVID-19 në 24 orët e fundit ndërsa u shtuan edhe 2295 të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet e reja dolën nga 12406 testime.

Gjendja paraqitet e rëndë në spitale ku po marrin shërbim 955 pacientë, 37 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1183 pacientë, ndërsa të infektuar gjithësej mbeten 24 939.

Në Kosovë janë vaksinuar plotësisht 256 235 persona.