Shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit

exit.al 26 Gusht 2021, 16:17

Sekretari i shtypit të Pentagonit ka njoftuar se ka pasur një shpëthim jashtë aeroportit të Kabulit.

Ai ka shtuar se ende nuk është e qartë nëse ka viktima nga shpërthimi.

Shpërthimi ka ndodhur në hyrjen e portës Abbey, ku trupat britanike janë vendosur në ditët e fundit. Ajo ishte një nga tre portat që ishin mbyllur pas paralajmërimeve për një kërcënim nga sulmet terroriste.

Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shpërthimi u shkaktua nga një kamikaz vetëvrasës.

Presidenti amerikan Joe Biden është informuar për shpërthimin, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.