“Në një tavolinë të fundit që ka pasur Liga me qeverinë, i është premtuar që do të miratohet një nga dy propozimet
Unë kam pasur një takim me kryeministrin sot dhe më ka thënë që do ta marrë në konsideratë.”
Klubet sportive kanë bojkotuar nisjen e kampionatit të përvitshëm të futbollit. Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit i kanë dërguar qeverisë kërkesat e tyre nëpërmjet letrës dërguar më datë 10 gusht. Ata i kërkuan qeverisë uljen e TVSH në 6%, faljen e gjobave dhe detyrimeve të prapambetura tatimore; mos pagimin e TVSH -së për të ardhurat e sportistëve dhe miratimin e ligjit të sponsorizimeve. Shpërndaje te miqtë
