Francë, 4 nxënës të tjerë në akuzë për vrasjen e profesorit

exit.al 26 Nëntor 2020, 19:09

Katër studentë adoleshentë të tjerë janë akuzuar në Francë për vrasjen e Samuel Patyt, mësuesit që u ekzekutua pasi tregoi karikatura të profetit Muhamed gjatë një ore mësimi.

Tre prej tyre akuzohen se i kanë treguar vrasësit, 18-vjeçari Abdullakh Anzorov, vendndodhjen e mësuesit.

E katërta është vajza e Brahim Chnina, i cili nisi një fushatë të ashpër në internet kundër Paty duke denoncuar përdorimin e karikaturave nga mësuesi të botuara nga e përjavshmja satirike Charlie Hebdo.

Më herët dhe tre nxënës të tjerë u akuzuan për bashkëpunim në vrasjen e mësuesit.

Ndërsa 18-vjeçari Abdullakh Anzorov akuzohet për vrasjen e tij.

E katërta është vajza e Brahim Chnina, i cili nisi një fushatë të ashpër në internet kundër Paty duke denoncuar përdorimin e karikaturave nga mësuesi të botuara nga e përjavshmja satirike Charlie Hebdo.

Ajo është akuzuar për "denoncim të rremë" ndaj Patyt pasi tregoi versionin e saj të ngjarjeve në klasë, megjithëse ajo në të vërtetë nuk ishte fare pjesë e asaj klase ku u treguan karikatura të profetit Muhamed.

Vrasja e Paty shkaktoi shumë zemërim mes qytetarëve dhe e shtyu presidentin, Emmanuel Macron, të sulmonte ekstremizmin dhe dhunën islamike në vend.

Shpërndaje te miqtë