Franca ndalon udhëtimet jashtë BE-së

exit.al 30 Janar 2021, 08:47

Franca do të ndalojë udhëtimet me vendet jo anëtare të BE-së. Kjo masë u njoftua nga kryeministri francez Jean Castex  të premten.

Vendimi erdhi pas rritjes së numrave të të infektuarve me variantet e reja të Covid-19. Franca raporton 20 mijë raste në ditë.

Masa do të hyjë në fuqi të dielën në darkë. Çdo udhëtim nga ose drejt vendeve jashtë BE do jetë i ndaluar. Ndërkohë qytetarët e BE-së do të lejohen të hynë vetëm me pajisjen me test PCR.

Qendrat tregtare, dyqanet e restorantet do të jenë të mbyllura që prej të dielës.

Shpërndaje te miqtë