Shqipëria i bën thirrje ekspertit nga Uellsi për të rregulluar fushën para ndeshjes me Anglinë

exit.al 28 Mars 2021, 17:10

Shqipëria i ka bërë thirrje një eksperti nga Uellsi që të përmirësojë fushën e stadiumit kombëtar Air Albania, përpara ndeshjes me Anglinë.

Bëhet fjalë për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, ku Shqipëria do të luaje me Anglinë në 28 mars.

Stadiumi Air Albania me 22 500 vende në Tiranë u hap vetëm një vit më parë, por problemet janë zhvilluar me barin në fushë, duke shkaktuar shqetësime për ndeshjen e Anglisë.

Çështja më e madhe ka qenë hija që shkaktohet nga kulla e lartë e ndërtuar në një prej këndeve të stadiumit, shkruan The Times.