Fondacioni Gjirokastra fiton Çmimin Evropian për Trashëgiminë

exit.al 25 Maj 2021, 19:00

Fondacioni Gjirokastra fitoi Çmimin Evropian për Trashëgiminë, sot, 25 maj, per punën në ruajtjendhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës. Ai u themelua në vitin 2001 për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e saj. Dhe prej asaj kohe ka zbatuar mbi 50 projekte në Gjirokastër dhe në të gjithë Shqipërinë. Juria e Europa Nostra theksoi arritjen e lavdërueshme të Fondacionit Gjirokastra:

“Falë angazhimit të përkushtuar, 20-vjeçar të Fondacionit Gjirokastra për të shpëtuar qytetin e tyre nga prishja, ky Qytet i Trashëgimisë Botërore po shpëtohet përmes prezantimit të parimeve dhe modeleve më të mira për ruajtjen dhe trashëgiminë. Kjo punë u ndërmor në një kontekst sfidues shoqëror dhe politik dhe në frymën e praktikave të bazuara në komunitet me një qasje pjesëmarrëse".

Qyteti i Gjirokastrës ishte në rrezik të madh; puna e këtij Fondacioni ndihmoi për të ndryshuar rrjedhën e qytetit nga kalbja drejt shpëtimit, shtoi juria. Fondacioni ka npërgatitur dosjen për vlerësimin nga UNESCO të Qendrës Historike të Gjirokastrës, dhe më vonë për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë, i cili u rendit në vitin 2020.