- amnistinë fiskale,
- heqjen e tatimit mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla deri në 14 milionë lekë, ose rreth 115 mijë euro në vit;
- heqjen e TVSH-së për të gjitha bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë, ose rreth 90 mijë euro.
‘Kemi ndjekur me shqetësim një propozim të kohëve të fundit për të hequr deri në vitin 2029 tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë dhe TVSH-në për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë.
Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cenuara nga këto kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirëorientuar, transparente, si edhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm.
Vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cenonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore.’
Lidhur me amnistinë fiskale, FMN shkruan se ajo krijon kushte për pastrimin e parave dhe godet bizneset e ndershme. FMN theksoi se vendi ka nevojë së pari të ngrejë sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion, dhe jo për t’i nxitur edhe më shumë ato:‘Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cenonte përmbushjen e detyrimeve tatimore.
Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion.’
Për të lexuar më shumë për vendimin e qeverisë për përjashtimin nga tatimi mbi fitimin dhe pagesën e TVSH-së për biznesin e vogël klikoni këtu. Ndërsa për amnistinë fiskale dhe rreziqet e saj, Exit News ka shkruar më parë këtu dhe këtu. Shpërndaje te miqtë
