Durrës, vidhte pallatet e shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, arrestohet 35-vjeçari

exit.al 2 Korrik 2020, 09:20

Policia e Durrësit arrestoi një 35 vjeçar pasi dyshohet se ka vjedhur të paktën 7 banesa dhe disa pallate, duke përfituar nga dëmtimet e banesave nga tërmeti.

Ai dyshohet se vidhte mobiljet e shtëpive, por dhe matësat e ujit dhe energjisë elektrike në pallate të dëmtuara, kryesisht në lagjet 17 dhe 18 në Durrës.

Prokuroria e Durrësit po vazhdon hetimet.

Shpërndaje te miqtë