Florida, shteti i dytë me numrin më të lartë të të infektuarve në SHBA

exit.al 26 Korrik 2020, 14:10

Florida bëhet shteti i dytë me numrin më të lartë të infeksioneve në Shtetet e bashkuara të Amerikës, duke kaluar New York-un.

Në Flordia ditën e shtunë u regjistruan 12,199 raste të reja, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 414,511.

New Yorku ka 3,300 raste më pak në totalin e të infektuarve me Covid–19.

Vendi me numrin më të lartë të të infektuarve në SHBA është Kalifornia me 445,400 raste që nga nisja e pandemisë.

Shpërndaje te miqtë