Rastet me koronavirus në gjithë botën kalojnë 16 milion

exit.al 26 Korrik 2020, 12:40

Më shumë se 16 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën nga nisja e pandemisë deri tani.

Universiteti Johns Hopkins tregon se numri i viktimave ka arritur 644,528.

Të shtunën Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se rastet janë shtuar me rreth 1 milion çdo javë në kohët e fundit.

Shpërndaje te miqtë