Kosto: 700 milionë lekë (afërsisht 5 milionë euro)
Tuneli i parë: Nën rruga e Maozeleumit me gjatësi 295 metra
Tuneli i dytë: Nën rrugën Aleksandër Goga me gjatësi 265 metra
Rrethrrotullimi nëntokërsor: Diametri 26 metra
Sipërfaqja e sheshit: 1 600 m2, përfshi gjelbërim
Mjedise tregtare: Secili nga 30-35 metra katrore, me tarracë të gjelbëruar
Albanian Free Press e shoqëron intervistën e Dakos me disa imazhe render të projektit:
Dy tunelet dhe mjediset tregtare, të cilat priten të përfundojnë brenda këtij viti do të financohen me fonde të Bashkisë Durrës, ndërsa “pallatet e drejtësisë” do të finacohen nga vetë institucionet.
Në shkurt 2017 Bashkia shpalli fituesin e tenderit për zbatimin e fazës së parë, bashkimi i kompanive Bajrami N shpk dhe Fusha shpk. Ndërsa tenderin për mbikqyrjen e punimeve e ka fituar firma Erald-G në prill 2017. Komopania Fusha është kompania që ka kryer punimet e Sheshit Skënderbej në Tiranë.
Projekti është hartuar dhe ka filluar të zbatohet pa asnjë lloj transparence, duke shkelur Konventën Aarhus dhe një sërë ligjesh që kërkojnë zhvillimin e vlerësimit në ndikimit në publik, organizimin e dëgjesave publike dhe përshirjen e publikut në vendim-marrje.
Por projekti përbën skandal për një arsye edhe më të rëndësishme: ndërtimet nëntokësore në një zonë të njohur për praninë e mbetjeve arkeologjike do të shkatërrojnë praktikisht këtë pasuri.
Lulishtja e mauzeleumit është cilësuar ligjërisht si zonë arkeologjike B, dhe në të nuk mund të ndërtohet. Në shkurt 2017, arkeologët e projekti Topografia e Epidamn-Dyrrachiumit, financuar nga Ministria e Jashtme franceze njoftuan se gjatë gërmimeve “tek lulishtja e Mauzoleumit të Dëshmorëve kemi rënë në strukturat e një terme të periudhës romake”.
Kundërshtimet e qytetarëve për këto ndërtime që rrezikojnë rrënojat e lashta të Durrësit, Dako u është përgjigjur:
Është bërë si modë që, për çdo punë që bën bashkia e Durrësit, çohet një grup që e kundërshton. Por ne mendojmë se i kthejmë qytetit sipërfaqe publike dhe gjelbërim si dhe cilësi më të mirë jetese qytetarëve të Durrësit.
Duket se Dako nuk ka vetëdije apo vlerësim për trashëgiminë arkeologjike të Durrësit jo vetëm nga pikëpamja kulturore dhe shpirtërore por edhe ajo e turizmit, pasi ai shprehet se projekti ka vlerë për një arsye tjetër: ndërtimi i tunele nëntokësore do të lidhë qendrën e Durrësit me plazhin e Currilave dhe të Kallmit. Shpërndaje te miqtë
