Fier: Ndërtohet impiant i përpunimit të mbetjeve

exit.al 14 Nëntor 2016, 13:33

Në Mbrostar do të ndërtohet impianti i përpunimit të mbetjeve të zonës së Fierit.

Vendimi u miratua sot vetëm me votat e këshilltarëve bashkiakë të Partisë Socialiste. Këshilltarët e Partisë Demokratike votuan kundër, ndërsa ato të LSI-së abstenuan.

Ky impiant ishte parashikuar të ndërtohej në Plykë të Fierit. Por, pas protestave të banorëve, u vendos të ndërtohej në Mbrostar.

Shpërndaje te miqtë