[L]ëvizja filloi më 8 dhjetor 1990 dhe ishte një festë [në Akademi] për të përkujtuar 10 vjetorin e vrasjes së Xhon Lenonit…
Dhe pastaj njerëzit u entuziasmuan nga kënga Pushteti popullit dhe pasi kishin pirë disa gota dolën rrugëve dhe kjo ishte një kombinim i pabesueshëm me disa studentë të tjerë nga ana tjetër e qytetit që dolën dhe ata në rrugë dhe kështu shpërtheu.
Në fakt kryeministri Rama nuk ndodhej në Shqipëri, por në Korfuz të Greqisë më 8 dhjetor 1990 (fakt që dëshmon se më shumë se kundërshtar i regjimit ai ishte i privilegjuar i regjimit që lejohej të dilte jashtë shtetit). Edhe pse në Nju Jork ai la të nënkuptohet se ishte ai organizatori i përkujtimit të Xhon Lenonit, në të vërtetë ai nuk ishte. Por e pavërteta më e madhe e rrëfimit të tij është fakti se protestat studentore nuk filluan nga njerëzit që dolën nga Akademia e Arteve, por nga studentët e inxhinierisë së godinës 15 në Qytetin Studenti. Në orët e vona të mbrëmjes së 8 dhjetorit, pas disa orësh qëndrimi para godinës për shkak të mungesës së dritave, pasi kënduan këngë patriotike dhe hodhën parulla kundër qeverisë, këta studentë filluan të lëviznin drejt daljes së Qytetit Studenti duke tërhequr qindra studentë të tjerë që pastaj vërshuan së bashku në rrugicën që lidhte Qytetin Studenti me pjesën tjetër të Tiranës. Vazhdimi është histori—por jo historia në variantin e manipuluar që mundohet të shesë Kryeministri Edi Rama. Shpërndaje te miqtë
