Fier, i riu nga Anglia infekton familjarët me Covid-19

exit.al 26 Qershor 2020, 11:45

Tre pacientë të rinj me Covid-19 janë zbulur në qarkun e Fierit në 24 orët e fundit.

Ata janë kontaktet te të riut, i cili erdhi nga Anglia pak ditë më parë dhe ihste i infektuar me Covid-19.

Të infektuarit janë nëna dhe vëllai i tij, si dhe një kushuri në Roskovec me të cilin ka pasur kontakte.

Aktualisht në Fier ka 44 të infektuar aktivë.

Shpërndaje te miqtë