Infektohet laborantja që merrte tamponët e pacientëve me Covid-19

exit.al 26 Qershor 2020, 11:18

Një punonjëse e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Durrës është infektuar me Covid-19.

Ajo është një laborante, e cila merrte tamponat tek personat e dyshuar si të infektuar.

Mëngjesin e së premtes janë dezinfektuar mjediset e punës të Drejtorisë, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon testimin e kolegëve të laborantes.

Shpërndaje te miqtë