“Teatri Kombëtar, ndërtuar në vitin 1938 nga arkitekti italian Giulio Berte është një prej qendrave më të rëndësishme kulturore e sociale në Tiranë. Teatri është një shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane nga ajo periudhë dhe është e vetmja ndërtesë e llojit të saj në Tiranë.
Ruajtja e një godinë historike si ajo e Teatrit Kombëtar është shumë e rëndësishme sepse është pjesë e pandashme e trashëgimisë së qytetit dhe ka një vend special në memorien kolektive të së kaluarës.
Ne nxisim qeverinë, Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës dhe gjithë grupet e tjera të interesit ta rishikojnë vendimin për ta prishur këtë pikë historike evropiane dhe të marrin në konsideratë restaurimin e tij për ta për ta bërë atë një teatër me standarde evropiane.”
Në letër, Europa Nostra shpreh mbështetjen dhe ndaj qytetarëve, artistëve e profesionistëve që prej kohësh po portesojnë kundër vendimit të qeverisë Rama për ta shembur Teatrin. Shpërndaje te miqtë
