FBI-ja deklasifikon dokumentin e parë në lidhje me 11 shtatorin

exit.al 12 Shtator 2021, 16:50

FBI-ja publikoi të shtunën në mbrëmje dokumentin e parë në lidhje me hetimet e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Publikimi erdhi një javë pasi presidenti i SHBA-ve, Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv Departamentit të Drejtësisë dhe agjencive të tjera përkatëse që të deklasifikonin këto dokumente.

Familjarët e viktimave prej kohësh dyshonin se të përfshira në sulmet ishte edhe Arabia Saudite, një ndër aleatët e paktë të SHBA-ve në Lindjen e Mesme. Kjo pasi 14 prej 19 autorëve të sulmeve ishin nga Arabia Saudite.

Mbretëria saudite e ka mohuar përfshirjen ngahera.

Në një deklaratë të lëshuar më 8 shtator, ambasada e saj deklaroi se Arabia Saudite ka mbështetur transparencën gjithmonë  rreth ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 dhe mirëpret publikimin e dokumenteve të klasifikuara nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me sulmet.

Dokumenti prej 16 faqesh, i redaktuar pjesërisht, zbulonte kontaktet midis rrëmbyesve dhe bashkëpunëtorëve sauditë.

Por, sipas raportimit të Reuters, nuk linte dyshime mbi përfshirjen e qeverisë në Rijad.

Në fakt, një komision qeveritar nuk gjeti lidhje mes mbretërisë dhe Al-Qaedas në një hetim që u zhvillua vite më parë, por nuk përjashtoi përfshirjen e zyrtarëve arab individualisht.

Mijëra familjar të viktimave dhe persona të lënduar kanë paditur për dëme Arabinë Saudite në lidhje me sulmet.