“Ju bëjmë me dije se: Plani kombëtar i vaksinimit ndaj COVID është hartuar nga ekspertë, specialistë në Institutin e Shëndetit Publik në politikat e vaksinimit dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare në lidhje me vaksinimin.”
Urdhri i Farmacistëve kërkoi vaksinimin sa më parë të farmacistëve, si pjesë e stafit mjekësor që është në vijën e parë të luftës me Covid-19. Përmes një letre drejtuar Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Urdhri shprehet se mos përfshirja e farmacistëve në grupin prioritar të vaksinimit është e pashpjegueshme. Urdhri thekson se farmacistët janë lënë pas dore gjatë gjithë pandemisë, pavarësisht se kanë qenë të rrezikuar për shkak të numrit të lartëve të të infektuarve me Covid-19 që i vizitojnë farmacitë këto muaj. Shpërndaje te miqtëMinistria e Shëndetësisë rrëzon kërkesën e farmacistëve për vaksinim
Ministria e Shëndetësisë rrëzoi kërkesën e farmacistëve për tu bërë pjesë e grupeve të prioritare për vaksinim për Covid-19.
Në një letër dërguar Urdhërit të Farmacistëve, MSh shkruan se plani i vaksinimit është hartuar nga ekspertët dhe në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.
Të sugjeruara
Basha: Rama ka dështuar në mbajtjen e premtimeve
18 Shkurt 2021, 10:32Rama kërkon mandatin e tretë
18 Shkurt 2021, 10:11Ndahet nga jeta poeti Lefter Çipa
18 Shkurt 2021, 09:58
