Familja Noka për PD-në: Kemi marrë borxh për ilaçet e Covid-19

exit.al 18 Janar 2021, 12:15

Partia Demokratike publikoi të hënën rastin e një çifti pensionistësh, të cilët ishin të kaluar koronavirusin. Ata i treguan përfaqësueses së PD, Orjola Pampurit se kishin shpenzuar 5 milionë lekë për tu kuruar nga Covid-19.

Unë quhem Qazim Melaim Noka. Kam vuajtur një sëmundje prej tre muajsh. Krejt vizitat çfarë kanë qenë në fillim dhe mbarim, i kam bërë privatisht. Kemi marrë lekë borxh me gjithë palën. Njëri merr 70, tjetri 80 mijë lekë pension.

Me të thënë të drejtën ka shkuar te pesa e përpjetë.(për shpenzimet e Covid-19) 5 milionë lekë.”

Ata thanë se marrin një pension prej 8 mijë lekësh dhe paratë për tu kurruan i kanë marrë borxh. Shpërndaje te miqtë