Familja Muça në Thumanë, prej 10 muajsh në çadër, asnjë ndihmë nga shteti

exit.al 14 Shtator 2020, 11:17

Partia Demokratike ka denoncuar të hënën një tjetër rast të një familjeje në Thumanë, shtëpia e së cilës është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, por ende vazhdon të jetojë në çadër. Përmes një videoje për PD-në, familja e Arben Muçës tregon se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti: as bonus qeraje, as ndihmë sociale dhe as ushqime. Kryefamiljari Arben Muça tregon se është i papunë dhe se ka një kredi që duhet ta shlyejë. E vetmja që i ka ardhur në ndihmë është nëna e tij, e cila i ka dhënë gjysmën e pensionit. Ndërsa bashkëshortja e tij, Pashke Muça i bën apel qeverisë t'i japë një kontenier për të jetuar, pasi në çadër i gjithë uji i futet brenda:

"Jam pensioniste, jam e sëmurë, jam me tension. Kam shkuar, kam kërkuar kudo s’më kanë sjellë një kontenier të paktën. Le të jetë i përdorur nuk e dua të rri, vetëm mos më futet uji brenda."

Shpërndaje te miqtë