“Një urim i veçantë nga zemra për vogëlushët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Askush nuk do donte që dita juaj e parë e rrugëtimit drejt dijes të ishte si kjo e sotmja në mes të pandemisë, shoqëruar me masa të veçanta që e bëjnë të vështirë këtë fillim shkolle.”
Po ashtu Basha uroi mësuesit, përgjegjësia mbi të cilët është më e lartë këtë vit:“Urime më të mira për mësuesit tanë që këtë vit do të përballen me orare të zgjatura dhe vështirësi më të mëdha se vitet e tjera.”
Në fund, Basha i bëri apel nxënësve që të respektojnë masat dhe të ruajnë njëri-tjetrin dhe familjet e tyre. Shpërndaje te miqtë
