Europarlamentari Gahler thirrje qeverisë të ndalojë shembjen e Teatrit Kombëtar

exit.al 17 Maj 2020, 12:20

Shembja e Teatrit Kombëtar ka nxitur reagim jo vetëm brenda vendi por edhe jashtë saj.

Në një postim në Facebook, europarlamentari Michael Gahler i kërkoi kryeministrit Rama të ndalojë prishjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe dhunën ndaj protestuesve.

Ai shkruan:

Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj  thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Insitutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.

I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në  vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar.