Europa regjistron raste të reja me variantin e ri të Covid-19

exit.al 26 Dhjetor 2020, 16:20

Europa është prekur nga varianti i ri i Covid-19 që pas shfaqjes së tij për herë të parë në Britaninë e Madhe. Edhe pse menjëherë vendet e BE morën masa duke bllokuar fluturimet nga Britania e Madhe, në disa vende të BE janë regjistruar raste me variantin e ri.

Spanja ka konfirmuar katër raste me variantin e ri të COVID-19.

Të infektuarit, të gjithë në Madrid, lidhen me një udhëtim nga Britania. Po ashtu janë raportuar raste edhe në Francë, Danimarkë dhe Holandë.

Sipas shkencëtarëve varianti i ri i koronavirusit përcillet më lehtë tek njerëzit. Por ata shtuan se ai nuk është më i rrezikshëm se virusi që ka filluar prej më shumë se një viti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mendojnë të bllokojnë udhëtimet me Britaninë e Madhe, pas shfaqjes së variantit të ri të Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur, ndihmës sekretari amerikan për Shëndetësinë, Brett Giroir.

Disa vende të Europës i kanë bllokuar tashmë udhëtimet me Britaninë, ndërsa të hënën të njëjtin veprim ndoqi edhe Shqipëria.

Shpërndaje te miqtë