Kosova regjistron 270 raste të reja dhe 7 viktima

exit.al 26 Dhjetor 2020, 15:16

Në Kosovë ditën e shtunë janë regjistruar 270 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1003 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka 9.966 raste aktive me koronavirus, me një total prej  50.405 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Prej tyre, 1.305  qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Shpërndaje te miqtë