“Në mbulimin e pandemisë Covid-19, mendimet dhe hamendjet ishin qartësisht të dallueshme nga faktet.”
Ilva Tare, Drejtore e Lajmeve në Euronews Albania tha se ‘ekipi është i kënaqur dhe krenar për rezultatin e lartë në raportimin e cilësisë dhe standardeve profesionale.’ Ajo theksoi se gazetarët po përpiqen të bëjnë një ndryshim në tregun mediatik shqiptar dhe rajonal, duke ofruar një pamje tjetër të lajmeve ditore që përfshijnë të gjitha anët e historisë, duke mbetur të paanshëm. Euronews Albania është filial i televizionit Euronews, i cili nisi transmetimin në shqip në nëntor 2019. Shpërndaje te miqtëEuronews Albania raportim të drejtë e të paanshëm, përfundimi i raportit të Osservatorio di Pavia
Televizioni Euronews Albania është vlerësuar për raportim të drejtë e të paanshëm, në një raport të Osservatorio di Pavia, firma e njohur për konsulencën ndaj medias.
Në raportin e vlerësimit të vitit të parë të punës, Osservatorio theksoi se është për tu vlerësuar angazhimi i televizionit ‘ndaj drejtësisë, saktësisë dhe paanësisë’ në raportim.
Përmes analizës së artikujve të Euronews Albania, Osservatorio vlerësoi mbulimin e gjerë të lajmeve dhe temave.
Po ashtu, në raport vlerësohet dhe puna e bërë nga televizioni në mbulimin e pandemisë:
Të sugjeruara
Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK Çuçin dhe Veliun
27 Janar 2021, 11:55Mjeku Pipero infektohet me Covid pas dozës së parë të vaksinës
27 Janar 2021, 11:37Apeli lë në burg sanitaren Alldervishaj
27 Janar 2021, 11:31
