"Parlamenti duhet të amendojë ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që shkolla e magjistraturës të rrisë numrin e studentëve të rekrutuar dhe trajnuar qysh prej fillimit të këtij viti.
Është shumë e rëndësishme që edhe anëtarët e KLP dhe KLGJ të emërohen. Është përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës që të zbatojmë shpejt reformën në drejtësi."
Ai theksoi rëndësinë e administratës në këtë proces, duke kërkuar që ministritë të vënë në dispozicion njerëz me njohuri e përvojë:""Do të jetë thelbësore që të caktohen burime në personel që të përballeni me këtë proces. Në çdo ministri të linjës do t'ju duhet një personel i mjaftueshëm me përvojë që do të negociojë me ne, sepse nuk mund t'ja lini në dorë vetëm Ministrisë së Jashtme dhe Kryeministrisë.
Do të negocioni, jo vetëm me ne, por edhe me drejtoritë e specializuara të komisionit. Duhet të kemi njerëz me përvojë në mënyrë që të kryejmë këtë procedurë kaq të rëndësishme.”
Ndërkohë kryeministri Rama tha se kabineti i tij është gati të punojë gjatë vitit të ardhshëm për të hapur negociatat vitin tjetër:“Prej sot dhe deri në pranverën e vitit që vjen ne jemi të detyruar ta përdorim me efikasitet kohën dhe të garantojmë një nivel të lartë koordinimi, për të fuqizuar progresivisht të gjitha njësitë kordinuese të procesit të negocimit për anëtarësim në BE.
Ne i kemi analizuar resht për resht qoftë rekomandimin e komisionit qoftë konkluzionin e Këshillit dhe jemi të qartë për detyrat. Asgjë nuk na pengon që edhe punën e madhe që kemi përpara në këto 12 muaj ta bëjmë me cilësi të lartë dhe ta bëjmë pa asnjë të sharë, kur i themi ne në shqip.”
Pas vizitës së shkurtër në Tiranë, eurokomisioneri Hahn do të vizitojë dhe Shkupin. Shpërndaje te miqtë
