Eurodeputetja: "Të gjitha palët duhet të mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt BE"

exit.al 9 Qershor 2020, 19:18

Eurodeputetja Isabel Santos, anëtare e Partisë Socialiste në Portugali e quajti mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian “një shenjë shumë e mirë se shoqëria civile, partitë politike dhe institucionet e drejtësisë në Shqipëri janë të përkushtuar për këtë proces.”

Në një shënim në Twitter, anëtarja e Parlamentit Europian kërkoi mbështetjen nga të gjitha palët të “rrugës përmes së cilës Shqipëria po ecën drejt BE-së”.

Më 9 qershor Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian u mblodh për herë të parë pas vendimit për hapjen e negociatave.