Eurodeputeti Fleckenstein : Zgjedhjet lokale ishin të dështuara

exit.al 29 Dhjetor 2015, 11:02

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, deklaroi se zgjedhjet lokale të qershorit ishin të dështuara. Në një intervistë për Top Channel, eurodeputeti nuk dha shumë sqarime për qëndrimin e tij, por tha se  po pregatit raportin për Shqipërinë dhe se në të do të ketë më shumë detaje.

Zoti Fleckenstein u shpreh se për momentin, reforma kryesore është ajo e drejtësisë, pasi asnjë reformë nuk mund të realizohet pa një sistem gjyqësor të pavarur.