EULEX kontrollon banesën e Thaçit, Veselit dhe Selimit

exit.al 6 Nëntor 2020, 09:30

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se është duke kryer operacione në Kosovë, 6 nëntor.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, shkrueht në deklaratën për shtyp të Zyrës.

Sipas gazetës KOHA, EULEX ka kontrolluar shtëpinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit u arrestuan më 4 dhe 5 nentor nga prokurori special. Ata akuzohen për krime lufte.