Eurokomisioneri Varhelyi i kërkon vendeve të punojnë për integrimin

exit.al 18 Maj 2021, 22:49

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi u shpreh se ky do të jetë viti i Ballkanit Perëndimor.

Varhelyi, në një njoftim për median, pas darkës infromale me 6 udhëheqësit e Ballkanit u shpreh se të gjithë duhet të bashkëpunojnë për të “zgjidhur debatet zgjedhore, për hapjen e bisedimeve, për mbajtjen e konferecës ndërqeveritare dhe për vazhdimin e procesit të integrimit sipas metodologjisë së re”.

Komisioneri dhe shefi i diplomacisë së BE-së Borrell u takuan sot, 18 maj, me 6 udhëheqësit e Ballkanit.