EULEX: Nuk po kontrollojmë zyrat e PDK-së

exit.al 6 Nëntor 2020, 10:58

EULEX përgënjeshtroi lajmin se po kontrollon zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ditën e sotme, 6 nentor.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, EULEX njoftoi se “nuk gjindet në zyrat e PDK-së në Prishtinë”.

Lajmi u publikua në mëngjes në mediat kosovare. EULEX ka konfirmuar kontrollin e banesës së Thaçit, Veselit, dhe Selimit.