Dita e 23-të e grevës, naftëtaret kërkojnë zgjidhje

exit.al 6 Nëntor 2020, 10:17

10 gratë naftëtare kanë hyrë sot në ditën e 23-të të grevës së urisë.

Teksa gjendja e tyre shëndetësore është rënduar, ato i kërkojnë ndihmë Kryeministrit të bëj diçka për gjendjen e tyre.

Njëra nga naftëtaret, sipas Balkanweb ka treguar se mbrëmë kanë menduar të vetëflijohen.

Deri më tani, kryeministri Rama i ka kërkuar disa herë naftëtarëve që të ndalin grevën, si e vetmja mënyrë për të nisur bisedimet me qeverinë.

Por naftëtarët kanë refuzuar lënien e grevës. Ato kërkojnë nisjen e bisedimeve me qeverinë ndërkohë që greva vazhdon.

Ato kanë përsëritur shpeshherë se presin nga kryeministri zgjidhje konkrete, jo statuse në rrjetet sociale.