Esktradohet nga Greqia një 29 vjeçar i akuzuar për pengmarrje

exit.al 19 Dhjetor 2020, 12:15

Një 29-vjeçar është ekstraduar në Shqipëri pasi u arrestua në Greqi. Besmir Xhokrosa, i lindur në Burrel, pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u kap dhe u ekstradua  në Shqipëri.

Ai do të vuaj masën e sigurisë arrest me burg pasi ka marrë peng një person në 2019 në Sarandë.

Në 2019, Besmir Xhokrosa në bashkëpunim me një person tjetër, ka rrëmbyer në qytetin e Sarandës, Behar Zemazdaja dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë.

Rrëmbyesit i kërkuan familjes së personit të rrëmbyer 4 mijë euro për lirimin e Zemazdajës.

Shpërndaje te miqtë