45.72% e votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit

exit.al 27 Prill 2021, 16:20

45.72% e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, njoftoi kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi.

Ka përfunduar tërësisht numërimi në 10 qarqe: Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Dibër, Berat e Vlorë. Ndërkohë vazhdon numërimi për Tiranën dhe Durrësin.

Rezultati i zgjedhjeve është: PS me 74 mandate, PD me 59 mandate, PSD me 3 mandate dhe LSI me 4 mandate.