Disa epidemiologë kanë reagur ashpër ndaj sjelljes së deputetëve. Një prej tyre, Ilir Alimehmeti u shpreh se kjo sjellje minon punën e mjekëve dhe eskpertëve:
“Çdo gjë që dalin e thonë publikime, specialistë, mjekë, Komitet Ekspertësh e me radhë shkon në vesh të shurdhër nga shembulli i tmerrshëm parlamentar.”
Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi paralajmëroi deputetët se kuvendi rrezikon të marrë gjobë prej 7 milionë lekësh:“Ju lutem vendosni maskën, është detyrim ligjor me vendim qeverie. Në këtë rast dënoheni ju si deputetë por dënohet edhe institucioni dhe institucioni nuk do paguajë 7 milion lekë të reja për kapriçot e njërit ose tjetrit prej nesh apo për neglizhencë.”
Shpërndaje te miqtë
