Amerika fushatë ndërgjegjësuese për mbajtjen e maskave

exit.al 17 Korrik 2020, 09:36

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fushatë ndërgjegjësuese, ‘Mask up America’, ku aktorë të famshëm të cilët i bëjnë apel qytetarëve të mbajnë maska, një nga mënyrat më të thjeshta për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Në një prej tyre, aktori i njohur Morgan Freeman, me zërin e thellë dhe qetësues, i thotë qytetarëve:

“Kur ti mban maskë, ke fituar respektin tim. Sepse maska jote nuk të mbron ty, por më mbron mua. Ndërsa unë e mbaj maskën për të të mbrotjur ty.”

Më shumë se gjysma e shteteve të Amerikës kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vende publike, teksa numrat e të infektuarve po rriten gjithnjë e më tepër. Vetëm në 24 orët e fundit, në SHBA u zbuluar  77 300 të infektuar të rinj, duke shënuar kështu një rekord të ri botëror. Shpërndaje te miqtë