“Në këtë kuadër ne folëm për bashkëpunim policor dhe për projekte të përbashkëta për policinë alpine.
Ramë dakord për programe trajnime për njësinë speciale dhe forcim të bashkëpunimit për luftën kundër krimti të organizuar.
Shqipëria është një partner i rëndësishëm strategjik. Austria fton Shqipërinë në platformën kundër emigracionit të paligjshëm”.
Zyrtari austriak do të vizitojë edhe Podgoricën. Më parë ai vizitoi edhe Kosovën. Kjo është hera të dytë këtë vit, që Ministri i Brendshëm Karl Nehammer udhëtoi në Ballkanin Perëndimor për bisedime pune mbi emigracionin e paligjshëm. “Ne duhet të fillojmë riatdhesimet para portave të BE -së. Kjo është arsyeja pse ne aktualisht po punojmë me Presidentin Slloven të Këshillit për të organizuar një konferencë ministrore me temën e kthimit në mënyrë që ta promovojmë këtë në vendet e tjera në rajonin e Ballkanit", tha Nehammer pas takimit të djeshëm me presidentin slloven.
