Eurokomisioneri për Zgjerimin Varhelyi viziton Shkupin

exit.al 29 Shtator 2021, 10:58

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varheji do të takojë të mërkurën kryeministrin e Maqedonisë së Veritu Zoran Zaev në Shkup.

Qëllimi i vizitës është diskutimi i përplasjeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veritu për anëtarësimin e kësja të fundit në BE.

Varheji javën e kaluar vizitoi Bullgarinë për të diskutuar mbi heqjen e bllokimi dhe nisjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.

Të martën, Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë dhe në Shkup shprehu dëshirën për mbajtjen e konferencës në fund të vitit 2021.

Bullgaria ka vendosur veton kundër mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut. Ajo kërkon që Shkupi të njohë se gjuha dhe identite maqedonas kanë rrënjë bullgare. Por ky kusht nuk u pranua nga maqedonasit.

Vizita e Varhelyit vjen përpara samitit BE - Ballkan Perëndimor që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni.