Emërohen për herë të parë oficerë për diasporën në Itali dhe Greqi

exit.al 4 Shtator 2020, 19:51

Ministri i Jashtëm dhe Kryeministri Edi Rama ka emëruar 4 oficerë koordinues për Diasporën, në Itali dhe Greqi.

Oficerët e emëruar janë   Aurela Konduri në Selanik, Joneda Dodaj në Athinë, Luljeta Cobanaj, në Milano dhe Edmond Kumarakun në Romë.

Këta oficerë do të kenë këto detyra:

  • zhvillimin e marrëdhënieve me komunitetet shqiptare në shtetin pritës
  • identifikimin e nevojave për arsimimin dhe komunikimi me mësuesit e programeve plotësuese të gjuhës e të kulturës shqiptare
  • nxitjen dhe organizimin e bizneseve shqiptare në vendin pritës
  •  identifikimin dhe asistimin e shtetasve shqiptarë, të cilët vuajnë dënimin me heqje të lirisë në shtetin pritës

Oficerët do t’i ushtrojnë detyrat e tyre në zyrat e ambasadasë apo konsullatës shqiptare në këto qytete.

Kjo është hera e parë që komunitetet shqiptare në Greqi dhe Itali do të kenë oficerë koordinues për çështjet e tyre.

Shpërndaje te miqtë