Kryemadhi përshëndet marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

exit.al 4 Shtator 2020, 19:34

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi uroi Kosovën për arritjen e një marrëveshje me Serbinë. Në një postim në Facebook, ajo e konsideroi  një ditë të veçantë për Kosovën.

“Një ditë e veçantë në historinë e Kosovës!

Sot SHBA dhe Presidenti Trump udhëhoqën procesin e firmosjes së një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është një ditë e mirë për Kosovën dhe një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon.”

Shpërndaje te miqtë