Elbasan, zbulohen dy vatra të reja me koronavirus

exit.al 4 Maj 2020, 08:43

Dy pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Elbasan.

Ato janë raste të veçuara dhe pacientët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Një prej tyre është rreth 50 vjeç dhe punon si shofer në një kompani ndërtimi në Tiranë. Ai është izoluar në shtëpi.

Ndërsa tjetra është një 84-vjeçare nga fshati Mengel. Ajo është shtruar në spitalin Infektiv, pasi vuan nga sëmundje të tjera dhe gjendja e saj është më e rënduar.

Që prej 29 prillit, në Elbasan nuk ishte zbuluar asnjë i infektuar i ri me Covid-19. Aktualisht në qytet ka 4 të infektuar aktivë.