Elbasan, një 45-vjeçar qëllon me armë policët

exit.al 24 Dhjetor 2020, 16:46

Një 45-vjeçar nga Elbasani ka qëlluar me armë drejt policisë së shtetit, pasditen e së enjtes.

Fillimisht ai ka qëlluar disa herë me armë në ajër dhe pasi banorët e zonës kanë njoftuar policinë, ai ka qëlluar drejt saj.

Dyshohet se 45-vjeçari vuan nga problem të shëndetit mendor.

Në zonë kanë shkuar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat Renea, por ende nuk kanë mundur ta kapin 45-vjeçarin.

Lajm në përditësim...

Shpërndaje te miqtë