Ekzekutohet një person në Vlorë

exit.al 3 Qershor 2021, 08:31

Shkëlzen Velaj u vra, në mesnatën e të mërkurës, në Vlorë.

Vrasja ndodhi në lagjen ’24 maj’. Në lidhje me ngjarjen u shoqëruan në komisariat 4 persona.

Policia u shpreh se vrasja mund të ketë ndodhur për hakmarrje të vjetra.

Makina e vrasësve dhe nje armë, kallashnikov u gjetën të djegura në fshatin Risili, në Vlorë.