Ekzekutohet me një plumb efektivi i FNSH

exit.al 5 Dhjetor 2020, 08:51

Një efekt i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është ekzektuar gjatë mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Milot-Lezhë.

Xhulio Prela, 26 vjeç është qëlluar me një plumb në gjoks teksa udhëtonte me makinë nga Rinasi.

Një makinë tjetër është afruar dhe e ka qëlluar disa herë Prelën, duke berë që ky i fundit të humbasë kontrollin e mjetit.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet.

Prela ishte pjesë e FNSH së Shkodrës dhe kishte nisur studimet në Akademinë e Sigurisë.

 

Shpërndaje te miqtë