Ekstradohen nga Italia dy të kërkuar

exit.al 10 Shtator 2020, 12:57

Dy shtetas shqiptarë, të arrestuar në Itali për drejtësinë shqiptarë, janë ekstraduar të enjten. Ata janë:

 - J.D., 31 vjeç, i arrestuar në Milano. Ai është dënuar nga  Gjykata e Apelit Durrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’.

 - G.D., 43 vjeç, i arrestuar në Romë. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar nga gjykata e Vlorës pasi dyshohet se është autori i një vrasjeje. Ndaj tij, gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Shpërndaje te miqtë